Stay Signed In
Do you want to access your site more quickly on this computer? Check this box, and your username and password will be remembered for two weeks. Click logout to turn this off.
Stay Safe
Do not check this box if you are using a public computer. You don't want anyone seeing your personal info or messing with your site.
Para 15 vjetësh, agjencia Amerikane e Hapësirës, NASA, hapi siparin e një epoke të re në astronomi duke lëshuar në orbitë teleskopin Hubble. Pas kapërcimit të problemeve të fillimit, teleskopi hapësinor Hubble ka ndryshuar mënyrën se si njeriu e vëzhgon universin. Ai konsiderohet një nga instrumentet më interesante të astronomisë.
"Është gati e pamundur të hapësh një libër astronomie që të mos jetë i mbushur me imazhe e zbulime përmes teleskopit Hubble,” thotë David Leckrone. Ai drejton grupin e shkencëtarëve që kontrollojnë veprimtarinë e teleskopit që nga fillimi i programit. Ai thotë se shumë nga zbulimet më të mëdha të bëra përmes tij, kanë qenë krejt të papritura. "Hubble u përgjigjet pyetjeve që as dinim t’i shtronim para lëshimit të tij”.
Me kalimin e viteve, rrjedhja e pandërprerë e zbulimeve nga Hubble dhe imazhet spektakulare janë bërë të mundura nga vizitat e rregullta të astronautëve për ndreqeje defektesh dhe përmirësime të instrumenteve. Nëse nuk i bëhet tjetër shërbim, në vitin 2007 pjesët mekanike pritet të bëhen të papërdorshme nga konsumimi. Pas humbjes së anijes Columbia në vitin 2003, një udhëtim i fundit drejt teleskopit për t’i zgjatur jetën, është anulluar. Astronomët, publiku dhe Kongresi kanë argumentuar me forcë se teleskopi duhet shpëtuar.
Me emërimin e administratorit të ri të Nasës, Michael Griffin, po shtohen shpresat për një mision për remontin e teleskopit.
Edhe nëse merret vendim për të mos udhëtuar drejt Hubble-it, do të zhvillohet të paktën edhe një mision tjetër, por me robotë, për ta nxjerrë Hubble-in nga orbita që të bjerë diku në oqean.
Pavarësisht nga fati i teleskopit, drejtuesi i projektit Hubble, David Leckrone beson se vendi i teleskopit në histori është i garantuar. Edhe pas një shekulli njerëzit do të flasin për arritjet e Hubble-it.